Me golin e shenuar ne minuten e 64-te i ka dhene fitoren Teutes ne sfiden ndaj Flamurtarit dhe e ka ofruar ate edhe me shume me zonen europiane.

E kemi fjalen per sulmuesin shkodran Rubin Hebaj i cili kete here eshte aktivizuar ne pjesen e dyte nga ana e trajnerit Edi Martini por ai serish ka bere mire detyren e tij duke shenuar golin e trete dhe te fitores per durraket.

Ne pjesen e pare u shenuan kater gola, nga dy per secilen skuader duke lene gjithçka te hapur sa i takon fitores se secilit ekip, por goli i Hebajt ka vulosur gjithçka.

Perveç tij ne kete ndeshje ka shenuar edhe nje tjeter shkodran, pikerisht mbrojtesi i Flamurtarit Denis Pjeshka, te parin per skuadren e tij ne minuten e 14-te dhe duke e barazuar per disa minuta rezultatin.

Flamurtari-Teuta 2-3

14′ Pjeshka, 28′ Hoxhaj / 3′, 21′ L. Vila, 64′ Hebaj

FLAMURTARI: Moçka, Ballaj, Qarri, Pjeshka, Muçollari (82′ Diamanti), Rrapaj, Lukas Ramos, Hasanaliaj (82′ Kreshpa), Hoxhaj (85′ Mukaj), Ribaj, Haruni (62′ Balilaj). Trajner: Marcelo Troisi.

TEUTA: Frashëri, Kuro, Hoxha, Arapi, Todorovski (60′ Hrjliç), Aleksi, Avdyli (72′ Gruda), Kallaku, L.Vila (80′ Beqja), Çyrbja (60′ E. Vila), Kapllani (46′ Hebaj). Trajner: Edi Martini.