Sulmuesi 19 vjeçar Rubin Hebaj pas dy golave që ka shënuar deri më tani në kampionatin slloven të futbollit me ekipin e tij Domzhale, e ka gjetur golin edhe në Kupën e këtij vendi. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ndaj ekipit NK Mura, ai ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë që në minutën e 14-të duke kaluar në avantazh Domzhalen.
Por vetëm kaq sepse vendasit kanë shënuar më pas tre golaa njëri pas tjetrit duke e fituar ndeshjen me rezultatin 3-1. Megjithatë e rëndësishme është që Hebaj vazhdon të justifikojë aktivizimin e tij, madje këtë herë si titullar duke shënuar sa herë që i jepet mundësia. Me dy gola në kampionat dhe një në kupë, sulmuesi i kombëtares shpresa të Shqipërisë po e bën siç duhet detyrën e tij dhe me këtë ecuri shumë shpejt ai mund të jetë edhe titullar në formacionin bazë të Domzhales.
© shkodrasport.com