Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj vazhdon te beje mire me ekipin e tij FK Andijan ne kampionatin uzbekistanas. Edhe atehere kur nuk shenon, shfaqet si protagonist me lojen dhe asistet e tij dhe keshtu ka ndodhur edhe diten e djeshme.
FK Andijan ka pritur ne fushen e tij ekipin Navbahor i cili mban vendin e dyte ne renditje dhe ka fituar me rezultatin 2-1. Ne kete perballje Hebaj nuk ka shenuar gol por ka qene nje rrezik i vazhdueshem per mbrojtjen kundershtare, nderkohe qe ne minuten e 94-te ka dhene asistin qe i dha fitoren skuadres se tij.
Pikerisht si rrjedhoje e kesaj loje te mire, 25 vjeçari shkodran eshte vleresuar me çmimin “Lojtari me i mire i ndeshjes”. Nje vleresim qe ia rrit edhe me shume vlerat, kur ke parasysh se eshte edhe shenuesi me i mire i ekipit me 10 gola, njekohesisht dhe i dyti i kampionatit.
Fitorja e djeshme ndaj Navbahor ka bere nje jehone te madhe jo vetem ne qytetin e Andijan por edhe me gjere. Kjo sepse kundershtari i djeshem i saj vetem pak dite me pare ishte perballur me ekipin Al Ahli ku luan tashme braziliani Neymar, ne kuadrin e ndeshjeve te Liges se Kampioneve te Azise dhe kishte barazuar 1-1.
Per Hebajn nderkohe ka filluar nje interesim i madh i klubeve te ndryshme si brenda ashtu edhe jashte Uzbekistanit, por FK Andijan nuk deshiron te heqe dore kollaj prej tij dhe po kerkon nje shume te madhe financiare per ta lene te lire. Ne veren qe lame pas kjo nuk u realizua, por me shume mundesi do te behet realitet ne momentin tjeter kur te hapet merkatoja.
Gjergj KOLA