Ka vetem pak kohe qe luan ne Arabine Saudite teksa eshte bere pjese e Al Orobah, por menjehere ka nisur te lere gjurme duke shenuar golin e tij te pare per kete skuader, pikerisht ne minuten e fundit duke i dhene fitoren asaj.
Rubin Hebaj, shkodrani 25 vjeçar natyrisht qe ka shume objektiva dhe synime edhe me skuadren e tij te re dhe kuptohet qe i pari eshte te ngjitet ne Superligen arabe dhe sezonin e ardhshem te luaje kunder lojtareve te tille si Cristiano Ronaldo etj. Nje te te tille e ka shprehur edhe ne nje prononcim te dhene per “Zona 30” kur eshte shprehur:
“Pas pushimeve dimerore, fillova stervitjen me ekipin tim ne Uzbekistan- Andijan dhe ne fakt kisha disa oferta, por asnjera nuk ishte aq serioze sa te paguante demshperblimin per prishjen e kontrates. Por krejt ndryshe ishte me oferten e Al Orobah qe ra dakord me drejtuesit e Andijan per shumen qe duhej te paguanin per te me lene te lire dhe si rrjedhoje u krye kjo transferte.
Aktualisht luaj ne ligen e pare, por shpresoj shume qe sezonin tjeter te jem pjese e Superliges arabe. Synimet e mia dihet jane te njejta ne çdo klub ku luaj: Te shenoj sa me shume gola dhe ta ndihmoj ekipin per te arritur objektivat e tij.
Ne fakt, largimi im nga Andijan nuk ka lene shije te mire tek tifozet e kesaj skuadre sepse ato ende edhe sot me shkruajne çdo dite duke me pyetur pse u largova, por futbolli i tille eshte. Une kam kontrate edhe sezonin e ardhshem me Al Orobah dhe shpresoj qe ne fund te sezonit te ngjitemi ne Superlige, per te luajtur kesisoj edhe kunder Kristiano Ronaldos dhe emrave te tjere te medhenj qe tashme jane bere pjese e ketij kampionati”./SHKODRA-SPORT.COM/