Rubin Hebaj është pranë kalimit te Tirana, kështu të paktën shkruanin ditën e sotme mediet online ku bëhej me dije që shkodrani pëlqehej nga bardheblutë dhe ishte i pari në listën e 24-herë kampionëve të Shqipërisë.
Në fakt, vetë lojtari as nuk në plan më qëndrimin në Shqipëri. Pas përfundimit të sezonit me Partizanin, shkodrani po shijon pushimet jashtë vendit dhe më pas do të kthehet në Slloveni te ekipi i Domzales, skuadër nga e cila u huazua tek të kuqtë.
Në një prononcim të shkurtër për newsport.al, Hebaj ka deklaruar: “Nuk di asgjë. Planet e mia janë jashtë Shqipërisë. S’kam dëshirë të qëndroj dhe të kthehem më atje”, ka thënë 20-vjeçari i dalë nga Akademia e Vllaznisë.
Jashte Shqiperise do te thote se ai me shume mundesi do te kthehet ne Slloveni per te mbyllur vitin e fundit te kontrates tek Domzhale por gjate merkatos se veres gjithçka mund te ndodhe.