Dje, Partizani ka zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën e Sivasporit në tokën turke. Kjo sfidë ka përfunduar me rezultatin 1-1, ku asnjë prej skuadrave nuk arriti ta fitonte takimin.
Në fushën e lojës, trajneri Skënder Gega ka aktivizuar thuajse të gjithë lojtarët, me përjashtim të sulmuesit Rubin Hebaj, i cili mund të ketë patur shqetësime muskulore dhe tekniku nuk ka dashur të rrezikojë më shumë.
Të shohim nëse problemi do të jetë serioz, apo është thjeshte diçka e lehtë. Deri më tani shkodrani me fanellën e Partizanit në kampionat ka arritur të shënojë vetëm 2 gola.
Ndoshta mund të duken pak, por ata kanë ardhur në një sfidë si ajo e derbit, ku Hebaj i ardhur nga stoli ka shënuar 2 gola, duke përmbysur rezultatin dhe në fund “demat” fituan 2-1./newsport/