Rubin Hebaj është zyrtarisht pjesë e Domzhales në Slloveni, teksa prej një jave sulmuesi shkodran ka nënshkruar me skuadrën e tij të re, sikurse raporton “Sport Ekspres”, që ka publikuar edhe fotot nga firmosja e kontratës. Të shtunën sulmuesi do t’i bashkëngjitet Domzhales në stërvitje dhe do të nisë zyrtarisht aventurën e tij të re jashtë vendit.
Hebaj, mbush 19 vjeç në muajin korrik, gjatë sezonit të fundit me Vllazninë arriti të shënojë 4 gola, ndërkohë që u pjesë edhe e Shqipërisë U21. Me kuqeblutë zhvilloi 23 takime, por vetëm në 8 përballje e nisi si titullar, duke qenë më shumë një alternativë për stafin teknik, që në vijim duhet t’i bëjë llogaritë pa të.