Edmond Ruço ka folur në OraSport rreth humbjes së Dinamos me Bylisin në Superiore. Trajneri i futbollit nuk e vret mendjen rreth këtij “incidenti”, pasi për të dinamovitët janë në rrugë të drejtë. Ruço nuk harron të flas dhe për kryeqytetasit e tjerë, Tiranën.
“Ndeshja me Bylisin nuk është problem fare. Dinamo aty është. Të kënaq me lojën e saj.
Me gjuhën e teknikës, Dinamo luan poshtë, por do të veçoja dhe Bylisin e trajnerin Nevil Dede. Ai më pëlqeu sepse në minutat e fundit guxoi shumë.
Tirana nuk ka lojtar goli. Vllaznia fitoi falë Bekim Balajt. Individualiteti i tij i dha fitoren ndaj Tiranës dhe e falenderoj që u rikthye në kampionatin shqiptar”, u shpreh Ruço.