Ish- kapiteni i kombetares shqiptare Rudi Vata kohet e fundit eshte duke i qendruar shume prane futbollit shqiptar dhe sidomos ekipeve tona kombetare. Kryesisht ne rolin e analistit ne ekranin e TVSH-se ai ka folur per problematikat por edhe perspektiven e futbollit shqiptar.

Ai ka qene edhe mbreme i pranishem ne stadiumin “Loro Boriçi” duke folur per mikrofonin e ketij televizioni per perballjen e 21 vjeçareve tane ndaj atyre angleze.

Por nderkohe menjehere pas prononcimit per kete televizion, ai ka shfrytezuar nje pauze perpara nisjes se ndeshjes dhe ka biseduar gjere e gjate me trajnerin e kombetares tone Alban Bushin, i cili eshte nje njohje e vjeter e tij ngaqe kane luajtur sebashku ne ekipin tone kombetar.

Nje foto e sjelle ne redaksine tone nga fotografi tashme i njohur Mikel Thepina. Me siguri qe Vata do te jete munduar ta ndihmoje Bushin me informacione per menyren si luan kombetarja e Anglise ngaqe ka njohje te mire per te.

Por pyetja qe lind ne kete rast eshte ajo nese keshillat e ish-kapitenit te kombetares tone si per kete kombetare ashtu edhe per ate te te rriturve apo dhe futbollin shqiptar ne teresi, a merren ne konsiderate prej drejtuesve te tij apo jo?
www.shkodrasport.com