Çështja e zgjedhjes së kandidatit për kreun e ri të FSHF-së, sa vjen e bëhet më e nxehtë. Zgjedhjet janë duke u afruar, ndërsa në media temat e diskutuar janë të shumta.I ftuar në studion e “Rubrika Sportive” në RTSH, ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata është shprehur se në Shqipëri asgjë nuk përjashton politikën, këtu pa harruar edhe futbollin. “Njerëzit në Shqipëri jetojnë sipas interesit të momentit dhe dalin në krah të tezave në varësi të interesit të tyre.
Do të ishte mirë që kandidatët të ishin nga bota e futbollit dhe të njohur në arenën europiane, por duke parë eksperiencën time, e kuptojnë se në një vend si Shqipëria nëse konkurron denjësisht, është e vështirë të fitosh.
Këtu shitet dhe blihet çdo gjë. Nëse në Shqipëri blihet dhe shitet vota në çdo fushë të jetës, kështu ndodh edhe në futboll. Politika është prezente në çdo fushë të jetës tek shqiptarët dhe nuk mund të mungojë dhe në futboll. Po të shohësh ardhjen e Dukës në krye të Federatës, ishte shumë qesharake. Konkurrent në atë kohë ishte Mehdi Bushati, që ishte shumë herë më lartë Armando Dukës. Nëse mund të bëj një krahasim, ishte njësoj si Majkëll Xheksonit me një këngëtar të tallavasë.
Por Duka erdhi i mbështetur nga politika dhe figura e Mehdi Bushtatit u zbeh shumë. Sigurisht që Armando Duka ka bërë disa gjëra në krye, por çfarë ka bërë për futbollin kombëtar?
Pas viteve 90 nuk ngeli njeri pa u bërë trajner në Shqipëri, por këtu po flasim për trajner mediokër. Ky futboll nuk prodhon më pas viteve 90, një produkt që ne të jemi krenar, pasi është nga Shqipëria. Këtu e ka fajin sistemi pasi nuk po prodhon asgjë në lidhje me futbollin, thjeshtë janë duke e shfrytëzuar atë. Shqipërinë e kanë sjellë këtu politikanët dhe ju njerëz të tjerë. Në një vend që ka kaq ankesa si mund të jetë kaq i sukseshëm?
Rinia shqiptare po “ulëret”. Sa herë vij në Shqipëri, nuk gjej një prind të jetë i kënaqur. Gjithmonë më thonë se duhet të paguajnë patjetër lekë, që djali i tyre të ketë suksëse nëpër klube të ndryshme. Këto fenomene duhet të eleminohen sa më shpejt. Ju flisni për ndërhyrjen e politikës, por klubet shqiptare faktikisht po mbajnë gjallë klubet. Këtu keni rastën e Vllaznisë dhe shumë klubeve të tjera, që mbahen vetëm nga bashkitë. Në llogaritë ekonomike nëse nuk do të ishin bashkitë, atëherë këto ekipe do të kishin falimentuar. Stadiumi shqiptar ka humbur besimin, pasi duket e gjitha një teatër,” është shprehur Vata.
GARA PER PRESIDENT TE FSHF-Disavantazhi i Dukës është që ka Finon përballë. Avantazh i Dukës është që nuk ka Rudi Vatën përballë në këtë garë.
Do të jetë një luftë kalkulimesh. Të dy janë llogaritarë të mirë. Është edhe luftë nervash. Të dy kampet duhet të ruajnë qetësinë. Dizavantazh i Dukës është se është i konsumuar në ide dhe energji. Duke qenë se Shqipëria shkoi në Europian në kohën kur Duka ishte president, atëherë kjo gjë është maksimumi për të. Kaq.
Avantazhi i Finos? Është figurë e politikës, është diplomat, me energji të reja dhe me një platformë të vërtetë. Ka vizion. Ndaj nëse fiton duhet të bëjë më mirë ato që nuk i ka bërë Duka. /vipsport/