Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, foli në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, për finalen e Europianit, mes Spanjës dhe Anglisë.

Vata deklaroi se anglezët kanë mundësinë e madhe për të fituar trofeun. Përballë janë dy mbretëri, ajo e Spanjës dhe e Britanisë, ndërsa sipas Vatës, mund të bëhet ndonjë marrëveshje.

“Anglia këtë herë ka shansin më të madh për të fituar. Kanë skuadër me yje. Kanë pasur fat në Europian. Spanja nuk ka pasur fat, ka kaluar dy finale, me Gjermaninë dhe Francën. Të gjithë në fillim mund të thonin se Europianin e fiton, Franca dhe Gjermania.

Janë dy mbretëri, ajo spanjolle dhe e Britanisë së Madhe. Ndoshta bëjnë ndonjë marrëveshje. Mbretëria angleze duhet ta fitojë këtë herë.”, deklaroi Vata.