Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata ka shpërndarë sonte për mediat e kryeqytetit një deklaratë me 19 pikë ku shpjegon qartë gjithë ato çfarë kanë ndodhur dhe po ndodhin tek Vllaznia. Në këto pika ka jo pak akuza për nënkryetarin Troshani dhe administratorin Shaba megjithatë pa dashur të marrim përsipër zbardhjen e tyre, më mirë po jua japim të plotë këtë deklaratë që në fund mban emrin e Rudi Vatës:

 

1- Detyrohem qe pas nje deklarate dhe nje interviste te dhene nga Ritvan Troshani ditet e fundit qe nuk I sherben as pak te mires dhe imazhit te vllaznise,ti pergjigjem me fakte te vertetetuara dhe perjetuara gjate punes sime si trajner.

2 – Më 1 nentor 2012 kur kam firmosur me vllaznine kemi rene dakort se me ato lojtare qe kishte ne dispozicion vllaznia dhe me 4-5 prurje te tjera cilesore ne merkaton e janarit do te arrinim objektivat per te marre pjese ne kupat e evropes.Po ne nentor kemi rene dakort se pasi te kasha njohur mire gjendjen e ekipit de te lojtareve do ti paraqisja bordit drejtues emrat e lojtareve qe duhet te ofroheshin tek vllaznia dhe te atyreve te ciletstafi teknik do mendonin qe duhet te largoheshin si jot e nevojshem per skuadren.

3 – Drejtori teknik me kishte informuar se ne periudhen e janarit do te kishte buxhet 100.000.000 lek te vjetra ose 10.000 lek te reja per te bere blerje cilesore me lojtare te cilet do perforconin skuadren dhe do sherbenin per te aerritur objektivat.

4 – Kur ne jemi ulur per te biseduar per skuadren prezente dhe asaj se ardhmes kam kuptuar qe klubi nuk kishte asnje strategji as qofte afatshkurter ose afatgjate.Duke u gjender perpara ketij realiteti I kam paraqitur klubit nje project-plan per te ndertuar vllaznine e vitit 2012.Ku kam kerkuar per te ofruar futbullistet te cilet I njihja nga afer si nga nga karakteri ashtu dhe nga kualiteti.Dhe per te larguar ato futbolliste te cilet stafi teknik dhe trajneri mendonin se nuk I kishin kualitetet e mjaftueshme  per te arritur objektivat e vllaznise.

5 – Ne periudhen e merkatos se janarit asnje nga lojtaret qe une kerkova te vinin ne skuader nuk u kontraktuan nga klubi dhe jo te gjithe ato qe une kerkova te laroheshin u larguan.Shuma 100.000.000 lek te vjetra nuk u vendos asnjehere ne dispozicion te skuadres,por pos kesaj klubi shiti dy nga lojtaret me cilesore Vajushi dhe Sukaj per interesa te buxhetit te klubit dhe jo per interesat e trajnerit dhe te objektivave te vllaznise.

6 – Duke u gjendur ne kete situate vllaznia doli automatikisht nga objektivat dhe asnjehere nuk u diskutua me per to.

7 – Eshte e vertet qe vllaznia firmosi kater lojatere re huaj ne situate teper emergjente per te cilet trajneri  ka ka pasur  as dhe nje informacin dhe nuk kam ditur kush jane perpara se ato te vinin tek vllaznia.Keto lojtare nuk u firmosen sepse kishin vlera kampionesh dhe mund te benin gjera te medha me to,por u firmosen ne situate emergjente per te shmangur ndonje katastrofe te mundshme dhe per te perballuaren pjesen e mbetur te sezonit te cilen fatmirsisht po e perballojne.

8 – Eshte e vertet qe flitet ne media qe ka pasur krisje marrdhenjesh mes tranjerit dhe stafit drejtues.Kjo krisje ka ndodhur per faktin e vetem dhe me kryesorin sepse ne jemi njerez shume te ndryshem ne koncepte dhe filozofi shume te ndryshme.Krisja e pare dhe me themelojra ka qene kur rruget tona jane ndare mbasi une kisha firmosur me vllaznine kur ne nje tryeze te perbashket pune administrator I klubit ne presences e kryetarit te bordit dhe drejtorit teknik ka bere propozimin e nje fondi te zi per gjyqtaret.Refuzimi im ka qene I menjehershem  nga ku ka dale  ajo fraza e fashme ku Rudi Vata ka thene ; S e vllaznia dhe Rudi Vata nuk merremi dhe nuk duhet te merremi me gjyqtaret.Aty kam kuptuar qe ajo  qe une doja ti ofroja vllaznise me ate qe donte Ritvani me Kujtimin ishin dy gjera te kunderta dhe detyrimisht neve do shkonin ne drejtime te kunderta.

9 – Me vone keqmanaxhimi I situatave financiare te Ritvanit dhe Kujtimit, prodhoj probleme dhe pakenaqesi tek lojtaret  ku rasti I Gocajt dhe I Sukajt para ndeshjes me Skenderbeun prishi balancat dhe distabilizoj skuadren ne aspektin teknik dhe permisimin e gjendjes gjate vazhdimsines e kampionatit .

10 – Ne ndeshjen  e fundit te fazes se pare kundra Dinamos gjate pushimit te ndeshjes,I rrethuar nga gazetartre ndryshem  Ritvani jep sinjale qe nese vllaznia do te humbte ndeshjen trajneri mund te shkarkohej.Perseri per te sjelle distabilitet ne punen e trjnerit me skuadren.

11 – Ne janar te 2012 gjate periudhes se merkatos project-plani qe I kisha dorzuar Ritvanit del nga zyra e tij dhe I shitet nje gazetari sportive duke e quajtur ate si e zeze qe do te shkatterronte vllaznine.

12 – Ne fillim te ketij viti rinovohen kontratat me Smajlin e Vujadinovic pa dijeni te tranjerit dhe stafit teknik.Kjo per te lene te kuptohej se tranjeri  dhe stafi I tij nuk kane te ardhme ne kete skuader.Perseri per te ptishur balancat dhe disatabilizuar punen e tranjerit.Pak me vone rinovohen kontratat  me Gocajn dhe Hajdarin. GJithmone pa dijenine e tranjerit dhe stafit te tij me te njejtin qellim per te prishur balancat dhe punen e tranjerit me skuadren.

13 – Pa bere llogarite mire te ketij sezoni Ritvani dhe Kujtimi marrin persiper te kontaktojne candidate per trajnerin  e ardhshem ne stolin e vllaznise,kete e pasqyrojne ne medja pastaj e mohojne.Perseri me qellimin e vetem per te prishur balancat dhe distabilizuar punen e trjnerit me skuadren.

14 – Pak dite me perpara ne mbledhjen e keshillit bashkiak Ritvani sulmoj padrejtesisht tranjerin e vllaznise dhe beri fajtor ate per pozicionin qe ishte vllaznia dhe  mos arritjen e objektivave,ne nje kohe qe disa ore me vone vllaznia ishte ne loje per nje vend ne kupat e evropes.Perseri per te derguar sinjale negative tek skuadra dhe sabotuar punen e trjnerit.

15-Duke analizuar te gjitha keto situate duket qarte qe Ritvani   ka shpezuar energjite e tij per te prishur balancat e ekipit punen e trjnerit dhe stafit te tij duke bere ate qe ai deshironte te bente qe vllaznia te mos arrinte objektivat me trajnerin RUDI VATA.

16 – Gjate gjithe punes sime si trajner ai ka ardhur dhe ka folur para skuadres vetem njeher si kryetar i bordit kur ndodhi ngjarja me Sukajn,nuk I ka qendruar kurre afer asaj dhe stafit teknik,nuk eshte interesuar kurre dhe nuk e ka ngritur zerin asnjehere per padrejtesite qe ia bere kesaj skuadre ne zyrat e federates.

17 – Atehere njerezit le te analizojne dhe do ta kuptojne se kush me te vertete ka menduar dhe punuar sic duhet per te miren dhe te ardhmen e vllaznise,Ritvani me Kujtimin,apo RUDI VATA me stafin e tij.

18 – Ritvanit dhe Kujtimit nuk pelqen puna,serioziteti,disiplina,rregulli,dedikimi,e drejta e paster dhe profesionalizmi I RUDI VATES,sepse Ritvani me Kujtimin jane rritur dhe edukuar ne sisteme ku vlerat quhen Antivlera,ku padrejtesite quhen drejtesi,kur gjerat e mire dhe suksesi nuk fitohen por blihen,dhe aty ku puna quhet MEKAT.

19 – Ndoshta tani Rudi Vata mund te shkarkohet e mund te mos jete me trajner I vllaznise qe nga ky moment qe do te botohet kjo deklarate, por ai qe do marrin persiper per te marre nje vendim te tille do te futet ne histori si mbeshtetes I se keqes I se padrejtes dhe jo se ardhmes se Shqiperise EUROPIANE.

www.shkodrasport.com