Teksa mbetemi ende në diskutimet e zgjedhjes së djalit të Rudi Vatës, Roko Vata që ka përfaqësuar Irlandën, debatet e nxehta kanë vazhduar edhe te “Procesi Sportiv”.

Atje ka qenë vetë figura e njohur e Kombëtares që jo vetëm që nuk ka pranuar etiketimet e marrë gjatë kësaj kohe, por ka dhënë edhe një mesazh për shqiptarët.

“Shqiptarët e kanë patriotizmin vetëm me fjalë. E keqja jonë më e madhe vjen nga vetja. Aty vetëm ankohen dhe të gjithë duan të largohen.

Ju shqiptarët e Shqipërisë duhet që ta bëni atë vend. Imagjino se ku ka ngelur shqiptarizmi, te djali i Rudi Vatës që ëshëtë vetëm 14-vjeç”, ka thënë Vata. /Sport Ekspres/