Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata është i ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në televizionin “News 24”, teksa foli për situatën aktuale në ekipin Kombëtar, si dhe për të ardhmen e trajnerit Reja, duke u shprehur:

“Ne 2 ndeshjet e fundit treguam vlera të mira. Është një skuadër që po rritet. Trajneri Reja po instalon mentalitetin e tij. Futbollistët po i përgjigjen.

Akoma ekipi Kombëtar ka nevojë për stabilitet. Dy ndeshjet e ardhshme do të jenë të rëndësishme për të parë elementët e rinj.

Kumbulla është lojtar me vlera që mund t’i sjellë dimension tjetër Kombëtares. Trajneri Reja akoma nuk ka firmosur rinovimin.

Është në rrugë të mbarë dhe do jetë trajneri i ardhshëm. Kombëtarja po fiton besimin dhe po krijohet frymë e mirë që po garanton të ardhmen”, u shpreh Vata.