Ecuria e kombetares shqiptare ne Ligen e Kombeve dhe renditja e saj ne vendin e fundit ne grup, çka solli edhe renien e saj ne Ligen C, ka shkaktuar nje vale reagimesh nga specialiste dhe komentatore te ndryshem.
Nderkohe, ish- kapiteni i kombetares Rudi Vata ne nje lidhje me emisionin “Ora Sport” eshte shprehur se Shqiperia nuk duhet te mendoje me per Europianin qe kaloi, por te shohe per te ardhmen.
“Në aspektin e rritjes së Kombëtares, çdo gjë matet me rezultatet, jo me Evropianin sepse mbaroi. Nuk ia arritur qëllimet e ekipit. Është detyra e stafit për ta organizuar ekipin, ashtu sikurse morën merita për Evropianin, ashtu duhet të marrin përgjegjësi për këto eliminatore.
Duhet të përfundonim të tretët në grup, sepse kishim nivel të mirë. Normalisht ku e gjejnë forcën ukrainasit për të fituar, kur janë në luftë. Ne nuk kemi arritur të bëhemi grup dhe kur bëhemi përçahemi. Është një traditë që ne jemi të përçarë na futet një shejtan dhe na prish grupin”- është shprehur Rudi Vata.