Ish- futbollisti i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare Rudi Vata eshte i mendimit se luajtja e ndeshjes se pare te skuadres shkodrane ne Belfast ndaj Linfield eshte pozitive dhe i shton shanset e saj per kualifikim ne turin tjeter.
Ai eshte i pranishem ne qytetin e tij keto dite dhe si rrjedhoje ka dhene edhe nje interviste per RTSH Shkodra, nderkohe qe ka deklaruar se me shume mundesi do te jete ne Belfast javen e ardhshme per te mbeshtetur Vllaznine ndaj Linfield.
“Mendoj se eshte nje short i mire per Vllaznine.Linfield eshte nje skuader tradicionale e futbollit britanik, por po te shikosh futbollin irlandezo- verior mendoj se eshte pothuajse ne nivele te barabarta me kampionatin shqiptar. Madje ky i fundit mund te jete edhe me lart.
Linfield ndoshta eshte me mire fizikisht, ndersa ne aspektin tekniko- taktik jam i sigurte qe Vllaznia do te jete me mire. Si rrjedhoje nese Vllaznia do te jete e mireorganizuar dhe do te perqendrohet ne menyren maksimale per te marre maksimum ketyre dy ndeshjeve, i ka te gjitha mundesite per ta kaluar turin.
Une gjithsesi i konsideroj shanset e te dy skuadrave 50 me 50 dhe ajo qe do te jete me e mireorganizuar dhe me e pergatitur, do te mundet ta kaloje turin. Luajtja e ndeshjes se pare ne Belfast eshte diçka pozitive per ekipin shkodran.
Kjo sepse stafi dhe lojtaret do te kene mundesine ta shohin kundershtarin, te luajne me shume kujdes per te marre nje rezultat sa me pozitiv dhe si rrjedhoje duke pase parasysh edhe ndryshimin e temperaturave, mendoj se ne Shkoder me 20 korrik temperaturat mund te jene te larta dhe ky do te jete nje problem per Linfield.
Kam pare qe Vllaznia ka pesuar shume ndryshime dhe une mendoj se çdo gje e re sjell fryme te re ne skuader dhe si rrjedhoje une besoj tek suksesi i saj”- eshte shprehur Rudi Vata./SHKODRA-SPORT.COM/