Rudi Vata shpeshhere ka qene edhe kritik ndaj kombetares dhe lojes se saj, por kete here ka nje mendim ndryshe. Ne lidhje me ndeshjen e mbremshme dhe fitoren ndaj Ukraines, ish- kapiteni kuqezi i cili ka qene i ftuar ne emisionin “Ora Sport” eshte shprehur:

“Mbreme pashe ne fushe nje Shqiperi serioze, solide sepse ne aspektin e perqendrimit dhe te zbatimit te detyrave mendoj qe ishte perfekte. Nje Shqiperi qe ne momentet e rendesishme te ndeshjes guxoi. Manaj me ka pelqyer si asnjehere tjeter sepse ishte shume luftarak ne majen e sulmit dhe i dhashe shume mundesi skuadres me marre ate frymemarrjen e nevojshme ne momente te caktuara.

Une them se jemi nje skuader ende ne ndertim, skuader qe tashme po krijon ate trendin e lojes se vet dhe e bukura eshte se fituam ndeshjen dhe jemi ne nje grup qe çdo kundershtar mundet me fitu kunder njeri- tjetrit.

Kam shume deshire tashme ta shoh si do te luaje Shqiperia ndaj Gjeorgjise, nje kombetare qe po rritet dhe prandaj eshte me interes ballafaqimi me kete kundershtar”./www.shkodrasport.com/