Diten e djeshme Rudi Vata ka qene ne stadium per te ndjekur ndeshjen çerekfinale te Kupes se Shqiperise Vllaznia- Partizani dhe kete e ka bere nga tribuna e medias teksa ka qene sebashku me sekretarin e klubit shkodran Blendi Dibra.

Ish- futbollisti dhe ish- trajneri i kuqeblu ka dhene edhe nje prononcim te shkurter per mediat teksa eshte ndalur edhe tek ndeshja e rradhes per Vllaznine, ajo qe do te luaje diten e hene ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit ndaj Teutes se drejtuar nga Edi Martini.

“Mendoj se ka per te qene nje ndeshje interesante. Teuta me Martinin ne pankine ka bërë një ngjitje të jashtëzakonshme, është transformuar si skuadër, ka pasë rezultate shumë të mira. Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, si për Teutën dhe ashtu edhe për Vllazninë.

Kështu, që mendoj, se duhet të jesh skuadër kompakte që të shkosh dhe të fitosh në Durrës, sepse Teuta vjen nga një rezultat shumë pozitiv me Tiranën në kryeqytet, dhe Vllaznia vjen nga një humbje ndaj Kastriotit këtu në Shkodër.

Por gjithsesi, do të jetë një ndeshje që do të tregojë edhe karakterin e skuadrës, por sigurisht do të tregojë edhe ambicjen e skuadrës se ku do të përfundojë kjo Vllazni në fund të sezonit. Sepse, mendoj se kjo është një ndeshje tepër delikate për të ardhmen e Vllaznisë në kampionatin shqiptar.

Une e shoh ate pretendente per titull, por i duhet te kete vazhdimesi. Ka mjaftueshem lojtare cilesore ne organike dhe thjesht i duhet stabilitet”- eshte shprehur Rudi Vata./SHKODRA-SPORT.COM/