Rudi Vata ka shkelmuar topin e pare te ketij kampionati, pikerisht ne ndeshjen hapese ndaj Kukesit dhe gjithçka shkoi ashtu si duhet dhe Vllaznia rregjistroi fitoren e pare. Nje ndeshje qe dha shprese se skuadra kete sezon do te ishte me ndryshe.

Por me kalimin e javeve gjerat kane marre rrjedhe tjeter dhe shkodranet nuk jane aty ku duhet. Vete Vata ka dhene nje mendim te tij ne lidhje me kete situate teksa ka folur ne emisionin “Studio Sport” kur ka deklaruar:

“Mendova se Vllaznia nisur nga ajo çfare shfaqi ne ndeshjen e pare ndaj Kukesit, do te bente nje kampionat te mire sepse kishte atmosfere ne skuader. Lojtaret kishin energji dhe kjo ishte pozitive. Por me pas diçka nuk ka shkuar, ka shume demtime dhe mungesa.

Une mendoj se eshte çeshtje grupi por te Vllaznia me duket se jo çdo futbollist jep maksimumin e vet, jo çdo futbollist e di se Vllaznia ka nje mentalitet qe deshiron te jete gjithmone fitimtare. Trajneri e ka te veshtire kuptohet sepse nuk ka edhe eksperiencen e duhur, por deshiron te rritet me keto eksperienca qe po kalon.

Eshte nje situate qe duhet menaxhuar me qetesi, por ne qofte se lojtaret luajne per trajnerin dhe japin maksimumin per te, sigurisht qe edhe Vllaznia do te bahet e suksesshme. Por nese lojtaret do kene tekat e tyre, ne qofte se egoja personale eshte me e madhe sesa ajo e grupit, atehere Vllaznia por edhe çdo skuader do kete probleme”./SHKODRA-SPORT.COM/