Përveç Sulejman Starovës që mbetet kandidatura më e fortë për postin e trajnerit të Vllaznisë, një tjetër emër ka dalë mbrëmë në skenë. Ai është Rudi Vata, ish-futbollisti i njohur i Vllaznisë dhe i kapitenes kombëtare të futbollit. Drejtues të klubit shkodran janë takuar dje me të dhe i kanë propozuar postin e trajnerit. Rudi ndodhet prej ditësh në Shkodër për arsye familjare dhe kjo ka rastisur me ofertën e marrë nga ish-skuadra e tij.

Bëhet e ditur se Vatës i ka pëlqyer një ofertë e tillë por natyrisht që ai ka parashtruar disa kushte të tij për të cilat do diskutohet në vazhdim. Ai do ndjekë sot nga stadiumi “Loro Boriçi” ndeshjen e kupës mes Vllaznisë dhe Bylisit për të krijuar një ide më të qartë për skuadrën dhe më pas do ketë sërish bisedime, ashtu siç është lënë gjithçka e hapur edhe me Starovën. Ndërkohë kandidatura e kosovarit që jeton në Kroaci, Ardian Kozniku ka rënë poshtë sepse ai ka kërkuar plot 5o mijë euro në sezon, çka nuk i është mundësuar nga klubit shkodran.