Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, nëpërmjet një lidhje Skype nga Skocia, për emisionin “Ëndërr Kuq e Zi”, ndau opinionin e tij në prag të miqësores mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke u shprehur:

1 KOMBËTARE – Është humbje kohe të diskutosh. Kemi 1 gjuhë, të njëjtat zakone, duhet të kemi 1 kombëtare. Është një ndeshje e rëndësishme për të dyja palët. Është ndeshje prestigji. Të dyja skuadrat do të duan të fitojnë. Në qoftë se fiton, një profesionist ka gjithmonë avantazhe.

Nuk mendoj se në profesionalizëm ka ndeshje vëllazërore. Është thjesht çështje prestigji. Të gjithë sot ndihen shqiptarë. Në fund të fundit, kjo ndeshje i bën mirë futbollit dhe të 2 vendeve dhe rrit konkurrencën. Jemi një komb, por është një konkurrencë e bukur që i shërben të 2 përfaqësuesve.

LIGA E PËRBASHKËT – Një ligë e përbashkët do të rriste cilësitë e futbollit dhe do të forconte marrëdhëniet. Duhet vullnet dhe strategji konkrete nga të dy palët. Futbolli i bashkon njerëzit. Pse jo mos bashkohet Shqipëria dhe Kosova për një kampionat dhe një kupë të përbashkët.

Do të sillet zhvillim edhe në aspektin financiar. Ne kemi shumë çfarë mësojmë nga futbolli kosovar. Kanë dalë më herët se ne në Europë. Vijnë nga një shkollë jugosllave.

Duhen njerëz të mëdhenj që të mundësojnë bashkimin dhe Kosova dhe Shqipëria të jenë një komb. Nuk duhet me fjalë, por me vullnet patriotik. Është realizim i mundshëm. Shpresoj që brezat e rinj të punojnë me mëndje të kthjellët”, u shpreh Vata.