Shqipëria apo Kosova? Shpeshhere keto kohet e fundit po behen krahasime per ecurine e te dy kombetareve dhe po ashtu edhe per ardhjen e futbollisteve te Kosoves tek kombetarja kuqezi. Ne lidhje me kete teme, ish- kapiteni i kombetares shqiptare Rudi Vata eshte shprehur se pa futbollistet shqiptare te Kosoves, kombetarja jone do te ishte shume e dobet.
“Une mendoj se produkti i shqiptareve te Kosoves eshte shume me lart sesa produkti i shqiptareve te Shqiperise. Kjo per vete faktin se ato vijne nga shkolla jugosllave e futbollit, e cila ka qene nje nder shkollat me te zhvilluara te Europes. Dhe normalisht eshte quajtur Brazili i Europes per nga menyra si luanin futboll.
Dhe historikisht ata jane edukuar me nje sistem shume me te avancuar sesa jemi edukuar ne. Jam i sigurte se kombetarja jone po te mos kete produktin e shqiptareve te Kosoves, do te ishte nje kombetare shume e dobet.
Dhe prandaj ne fatmiresisht qe kemi mundesine t’i marrim keto lojtare dhe ardhja e tyre na ka rritur si komb sepse ne kemi shume defiçite. Une mendoj se Kosova ka per t’u zhvilluar prape sepse tradita mbetet tradite dhe jane nje komb qe kane emigruar shume perpara nesh dhe e kane ndertuar jeten e tyre shume para nesh ne Europe. Futbolliste si Shaqiri e Xhaka jane te nje niveli te larte, te nje niveli te Champions League dhe ne nuk i kemi futbolliste te tille”- eshte shprehur Vata.(www.shkodrasport.com)