Legjenda e futbollit shqiptar, Rudi Vata, kapiten 22 herë me fanelën kuqezi dhe 56 ndeshje të zhvilluar me kombëtaren e Shqipërisë (me 5 gola, mes tyre ndaj Gjermanisë) me një karrierë të pasur edhe jashtë vendit dhe sidomos i vlerësuar në Skoci te Celtic, ka pranuar ftesën e podcastit “Versus” dhe ka rrëfyer gjithçka ka ndodhur me djalin e tij Rocco Vata, që i është përgjigjur thirrjet së Irlandës për të qenë pjesë e tyre dhe pse dështoi kalimi te kuqezinjtë. Kronologjia e ngjarjeve.
Ai ka fajësuar direkt Federatën Shqiptare të Futbollit, sistemin e tyre përzgjedhës, duke sjellë edhe dy shembuj të tjerë që ishin me të birin te moshat e Irlandës, por gjithashtu se dhe çfarë ka ndodhur dhe pse ai nuk ndihet tradhtar por ecën me kokën lart dhe tradhtarët e vërtetë janë në Shqipëri.
Vata ka reaguar edhe për shumë çështje tjera, duke ngritur edhe akuza të forta për trukime për rryfshete dhe se si refuzoi shumë para kur luante me kombëtaren kuqezi, pikërisht sepse nuk mund të tradhtonte atë fanelë që kishte veshur.
Legjenda shkodrane ka shpjeguar dhe pse u largua fare nga futbolli shqiptar, që sipas tij është në pulsacionet e fundit dhe se ke klinikisht ka vdekur. Gjithçka në një bisedë të gjatë ku gjithashtu ka ngritur pikëpyetje se pse lojtari që bën diferencë si Mehmeti nuk është thërritur në kombëtaren kuqezi.