Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata pas ndeshjes së djeshme është shprehur se nuk shqetësohet shumë nga humbja por për të, e rëndësishme është që skuadra u paraqit mirë dhe forma e saj po vjen gjithnjë në rritje. Ai i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të gazetarëve edhe në lidhje me merkaton teksa është shprehur: “Sulmuesi Vujaçiç ka dy ditë që po provohet tek Vllaznia dhe me paraqitjen e bërë sot mendoj se nuk ka bagazhin e duhur për të vazhduar me ne dhe prandaj do ta ndërpresë provën e saj. Ndërsa për mbrojtësin maqedonas, luajti vetëm pak minuta sot dhe nuk mund të jap një mendim më të plotë prandaj dhe do ta shohim sërish.
Moreno e ka kaluar tashmë provën. Ka mbetur vetëm diskutimi me drejtuesit e klubit për anën financiare të kontratës dhe nëse bien dakord, mendoj se do jetë një lojtar shumë i nevojshëm për Vllazninë. Edhe kroati Vuk po më lë pershtypje të mirë për sigurinë që tregon në fushë e prandaj mendoj se edhe ai mund të qëndrojë. Da Silva është absoulitisht një lojtar i domosdoshëm për Vllazninë dhe për çdo skuadër të kampionatit shqiptar por ka një problem se klubi i Bylisit kërkon një shumë të madhe për ta lënë të lirë. Ndoshta, kjo shumë nuk është e përballueshme për klubin dhe ndoshta duhet të heqim dorë nga ai. Sa për Singbon, ai është lojtar me shumë përvojë, ka një moshë relativisht të madhe megjithatë është i vlefshëm. Ndoshta kërkesat e tij financiare fillimisht ishin të ekzagjeruara, megjithatë ndoshta duhet biseduar me të për të gjetur gjuhën e përbashkët.Brnoviç është një futbollist i një cilësie të lartë dhe duhet të jemi me fat ndoshta që ai sot është pjesë e Vllaznisë sepse ka qenë shumë pranë kalimit tek një skuadër në Bundesligë. Ka shumë përvojë dhe do jetë i rëndësishëm për ne. Ndoshta forma e tij fizike nuk është ajo më e mira por brenda dy javësh besoj se do rritet shumë dhe prandaj do na ndihmojë me lojën e tij.E para e punës, dua të sqaroj se kjo puna e listës është një e pavërtetë e madhe. Unë nuk kam thënë kurrë se duhet të largohen 14 apo 16 lojtarë sepse nëse ndodhte kështu, me kë do luaja unë atëherë. Unë kam paraqitur një listë të lojtarëve që do dëshiroja të kisha në skuadër për të ndërtuar një skuadër pretendente. Të tjerët sigurisht që duhej të luftonin për të një vend në formacion sepse askush nuk e ka të sigurtë këtë gjë. Rudi Vata po bën maksimumin e tij për të bërë gjëra të mira tek Vllaznia dhe shpresoj të kem edhe njerëz të tjerë pranë që të bëjmë të tilla gjëra për Shkodrën”.
www.shkodrasport.com