Rendesia e ndeshjes se neserme ndaj Beselidhjes eshte e madhe dhe nese nuk ka vleresim maksimal nga ana e futbollisteve te Vllaznise, gjithçka mund te ndodhe. Keshtu eshte shprehur sot per mediat ish- futbollisti dhe ish- trajneri i kesaj skuadre, i mirenjohuri Rudi Vata.
“Në letër nuk është një ndeshje e vēshtirë për Vllazninë, por unë mendoj se do jetë e vēshtirë. Kjo varet tek gjendja e skuadrës, si është përgatitur. Varet edhe ambìcia e lezhjanëve. Vllaznia është një skuadër më e madhe dhe më e mirë se Besëlidhja, por nëse kundērshtari motivohet maksìmalisht dhe Vllaznia neglìzhon edhe mund të dalin e hùmbur nga kjo sfìdë.
Por, shpresoj dhe uroj që për të mirën e futbollit shkodran dhe shqiptar, Vllaznia duhet të jetë pjesë e elitës së futbollit. Ato futbollistë që do jenë nesër në këtë pērballje duhet ta kuptojnë që kanë një pērgjegjësi të madhe. Vllaznia nuk mund të hyjē në historì të futbollit për të rënë 2 herë brenda 3 vitesh një kategori më poshtē.” – thekson fillimisht Vata.
Sipas Vatës, Vllazninë duhet ta marrin në dorë njerëzit që kanë emocìon dhe respekt për të. “Vllazninë duhet ta marrin në dorë njerëzit që kanë emocìon dhe respekt për të. Vllaznia është si një fabrikë Mercedezi apo Ferrari. Pra, një Ferrari apo Mercedez po nuk e trajtovė mirë apo po nuk e mirēmbajte atëherë nuk do funksionojë si e tillë. Në futbollin shqiptar ka fabrika Fiati që mbahen mirë, siç mund të jenë Laçi apo Kukësi, por ato janë të mirë-organizuar dhe funksionojnē më mirë se Vllaznia.”
Vata zbulon edhe një takim që ka pasur me sponsorin e ri Alban Xhaferi, ku shton: “Unë kam pasur një takim me sponsorin Alban Xhaferin, pas ndeshjes me Partizanin, dhe bashkëpunëtorin e tij Blendi Dibren. Po të shikosh dhe dëgjosh idenë e tyre, mund të them se më pëlqen ideja e tyre, por u kam dhënë një kēshillë që të jenë të pavarur, sepse për të vënë në funksion idetë që kanë duhet të gjejnë njerëzit e duhur dhe duhet të jenë vendimarrēs në vendìmet e rëndësishme të Vllaznisë dhe të marrin pērgjegjësitë për atë që kanë në mendje për të ndērtuar te Vllaznia.
Problemì prìmar është infrastruktura. Pa një infrastrukturë të mirë nuk mund të rrìsësh talentet e rinj. Këtë problėm e kanë në pērgjithësi klubet shqiptare, por Vllaznia klubi më i vjetër, normalisht duhet të ketë infrastrukturë më të mirë seç e ka.”.