Fitorja e Vllaznise ndaj Teutes i ka entuziasmuar te gjithe ne kampin shkodran. Nje fitore morali, por edhe per vazhdimesine sepse kuqeblute po tregojne stabilitet dhe gradualisht po i forcojne pozitat e tyre ne renditje. Nderkohe duke folur ne emisionin “Star Sport” Rudi Vata e mendon pretendente skuadren shkodrane per kualitetet dhe cilesine qe ka ne rradhet e saj, por nga ana tjeter ka bere thirrje per kujdes pas janarit sepse duhet te luftoje edhe me skenare te ndryshem qe mund te jene kunder saj.
“Vllaznia kishte perpara nje kundershtar te veshtire sepse Teuta me Martinin kishin ardhur ne Shkoder me nje qellim te caktuar, por fitorja ne fund ka shume rendesi edhe ne aspektin e besimit tek futbollistet sepse duhet nje mentalitet i tille per ta kerkuar fitoren deri ne sekonden e fundit dhe tek Vllaznia trajneri duket se e ka perçuar kete gje.
Ishte nje fitore me shume vlere ndaj nje kundershtari si Teuta ndaj te cilit shkodranet kishin “hak” per te marre sepse para pak vitesh i moren titullin kampion Vllaznise me nje menyre “me ngecje”. Kjo fitore te jep energji sepse kampionati shqiptar eshte i tille qe jo çdo gja vendoset ne fushen e lojes.
Vllaznia pas janarit duhet te pergatitet per te gjithe skenaret sepse eksperiencen e kane si futbollistet ashtu edhe stafi dhe duhet te jete nje Vllazni shume e mireorganizuar, shume kompakte dhe me nje lobim te fuqishem per me arrit me e fitu kete kampionat sepse me ate çfare shikoj une nuk ka nje skuader dominante dhe te gjitha jane me oshilacione. Edhe Vllaznia ka patur ditet e saj te mira por edhe te keqija, po keshtu edhe Partizani dhe Egnatia dhe mendoj se keto tre skuadra deri tani jane ato tre kuajt qe luftojne per vendin e pare dhe per titullin kampion. Por Shqiperia te surprizon herepashere dhe asgje nuk eshte e sigurte.
Skuadra shkodrane i ka kualitetet e duhura per te synuar titullin, e ka edhe stolin e duhur. Une mendoj se stafi duhet t’i shfrytezoje sa me shume aftesite e Grudes, Dodajt dhe Males te cilet jane te shpejte dhe i sulmojne hapesirat boshe dhe ky eshte nje avantazh sepse pergjithesisht kampionati shqiptar eshte i avashte dhe me cilesite qe kane keto tre lojtare, Vllaznia do te jete shume e rrezikshme. Nese ingranohet mire edhe lojtari me numrin 10 (Kahrimanoviç) i cili ka nje pas shume te mire, jam i bindur se skuadra shkodrane do t’i vere ne veshtiresi te gjithe kundershtaret”- eshte shprehur Rudi Vata./www.shkodrasport.com/