Mbrojtësi portugez, Mario Kamora ka marrë nënshtetësinë rumune. Kamora luan prej vitit 2011 tek skuadra e Kluzh dhe tashmë ka marrë pasaportën rumune.

Gazetari Emanuel Rosu shkruan se mbrojtësi mund t’i bashkohet kombëtares rumune pasi trajneri Radoi e pëlqen shumë lojtarin.

Edhe vetë Kamora ka shprehur vullnetin për të luajtur me kombëtaren e Rumanisë.