Pak ditë pas Tomas Myler edhe Karl-Kajnc Rumenige ka mbajtur të njëjtën linjë kur i është dashur që të përgjigjet se cila skuadër do të trikumfojë në “euro derbin” gjerman mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusenit.
“E dini se përse jam optimist në këto dy ndeshje? Të gjithë konsiderojnë Leverkusenin si favorite. Unë i njoh mirë lojtarët tanë dhe e di se sa të bezdisur janë nga ky fakt.
Ata janë edhe më të motivuar për tu përballur me vështirësitë, por mendoj se do të kalojmë për më tej. Në javët në vazhdim na presin takime mjaft delikate, por jam i qetë pasi në fund të sezonit pres të festojmë tituj”, tha Karl-Hajnc Rumenige.