Krijuesit e Superligës Europiane mendojnë se kanë bërë një hap të madh për largimin nga UEFA dhe fitimin e më shumë parave, pa pasur një kupolë drejtuese.

Sipas tyre, Gjykata Europiane e Drejtësisë u dha atyre të drejtë për krijimin e kompeticionit të ëndërruar, ndërsa UEFA mendon se vendimi në fjalë, po interpretohet keq nga këta drejtues klubesh.

Për të joshur tifozët që kanë dalë kundër krijimit të Superligës, këta të fundit kanë premtuar transmetimin e të gjitha ndeshjeve falas. Nga krahu tjetër, Karl-Heinz Rummenigge premton besnikëri:

“Askush në Gjermani nuk do të kalojë në Superligë. Kur ata erdhën tek ne, presidenti Hainer tha: “Kurrë me ne. Ne duam të fitojmë, por brenda rregullave”, kështu mendoi edhe PSG”, tha Rummenigge. /Sport Ekspres/