“Për Bayernin do të nevojitet një mrekulli e vogël, pas rezultatit të ndeshjes së parë në Mynih, sepse Interi u paraqit me një skuadër shumë të mirë. E them me të vërtetë këtë. Kështu, do të jetë një ndeshje e vështirë për Bayernin në “San Siro”, edhe pse jo e pamundur.
Për mua Interi është favorit për të kaluar më tej”. Kështu është shprehur Karl-Heinz Rummenigge, ish-lojtar i të dyja skuadrave, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, në prag të sfidës së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që do të luhet të mërkurën prej orës 21:00.
“Të gjitha janë të mundura në një ndeshje të vetme, përmbysja është e arritshme, sepse me vetëm një gol epërsi, skuadra bavareze shkon të paktën në shtesë. Sidoqoftë, Bayernit i duhet një mbrëmje vërtet e mirë.
Humbjen në ndeshjen e parë e pësuam paksa në mënyrë të lehtë, e pranoj, sepse pas golit të Müller do të kishte qenë më e mençur të kënaqeshim me një barazim. Në vend të kësaj, shtymë për fitoren me çdo kusht dhe pësuam një gol që na kushtoi shumë”./telesport/