Karl-Heinz Rummenigge kundër FIFA. Janë fjalë shumë të rënda ato të presidenti të “ECA”, sindikata që përfaqëson 220 klube europiane.
“Procesi i vendimeve që sollën rritjen e numrit të skuadra në 48, duke nisur nga edicioni i vitit 2026, është i papranueshëm.
I bëj apel FIFA dhe UEFA për të ulur numrin e ndeshjeve ndërkombëtare. Kemi ardhur në një pikë ku futbollistët luajnë me të vërtetë shumë ndeshje”. – pohoi Rummenigge.
“Mendoj se është shumë e qartë, – ka shpjeguar drejtuesi i Bayern, – se ne si klube jemi shumë të pakënaqur që numri i pjesëmarrësve është shtuar në masën 50%.
Kjo është një e dhënë faktive. Procesi i vendimmarrjes dhe mungesa e transparencës nuk është e pranueshme nga këndvështrimi ynë. Po përdorin futbollistët tanë, ata që ne paguajmë, për të rritur numrin e ekipeve në botëror.
Ne kemi të gjithë të drejtën të kërkojmë një zgjidhje. Këto organizata duhet të mendojmë më shumë për futbollin sesa për politikën.”/telesport/