Mesfushori rumun Kristian Dragoi ditët e fundit ka marrë një ofertë nga drejtuesit e klubit të Tiranës për të firmosur për ta. Bëhet fjalë për sezonin e ardhshëm të futbollit shqiptar teksa e konsiderojnë një përforcim të rëndësishëm për ta. Ndërkohë, edhe Vllaznia ka shprehur dëshirën për ta patur sërish në skuadër edhe për një sezon tjetër, ka patur bisedime me të por ende asgjë konkrete. Në kushte të tilla, Dragoi me shumë mundësi do të shohë ofertën bardheblu dhe t’i thotë “po” asaj. Një nga arsyet pse mund të veprojë kështu, ka të bëjë edhe me atë se rumuni do ndjehej më mirë me jetën në kryeqytet. Ai çdo fundjavë pas mbarimit të angazhimit me ndeshjet e Vllaznisë, udhëtonte drejt kryeqytetit për të shijuar jetën e natës. Mesfushori 31 vjeçar ka qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm të Vllaznisë gjatë këtij sezoni. Duke luajtur si mesfushor i djathtë, ai është shquar edhe si golashënues duke qenë autor i pesë golave në këtë kampionat. Në kushte të tilla, Tirana në përpjekjet e saj për të ndërtuar një ekip pretendent për sezonin e ardhshëm, ia ka vënë syrin atij dhe me shumë gjasa do të firmosë me të në ditët e ardhshme.
www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Rumuni Dragoi merr ofertë nga Tirana. Gati largimi i tij nga Vllaznia