Uejn Runej e zyrtarizoi se duke filluar nga janari do të rikthehet në Angli, teksa do të jetë lojtar-trajner i skuadrës së Derbi. Sulmuesi kërkon ta shfrytëzojë këtë eksperiencë teksa synimi i tij është të bëhet një trajner i zoti. Kështu, së bashku me trajnerin Koku do të drejtojë ekipin e Derbit në Championship.

Por, hapësirën e lënë bosh nga britaniku, drejtuesit e klubit amerikan po mendojnë ta zëvendësojnë me një tjetër yll. Bëhet fjalë për Mesut Ozil, i cili në sezonin e fundit nuk i pati aspak punët mirë teksa ishte jashtë formë dhe nuk ndihmojë skuadrën në objektivat sezonale.

Londinezët do të ishin të lumtur ta largonin, por për gjermanin nuk ka pasur oferta në merkato. Por, tashmë Amerika është një destinacion i mundshëm për 30-vjeçarin, ndërsa drejtuesit e amerikanëve kanë nisur kontaktet me agjentin e Ozil. Tashmë, i mbetet në dorë fantazistit për të vendosur./vipsport/