Faza e 1/8-ave do të ulë siparin me dy takimet e fundit që do të luhen sot, ku edhe do të përcaktohet çerekfinalja e katërt.
Ndryshe nga faza në grupe, që çoi në shtëpi vetëm Gjermaninë, në 1/8-at u rrëzuan me radhë Argjentina, Portugalia e Spanja, duke reduktuar ndjeshëm numrin e skuadrave pretendente, që do të vijojnë të garojnë në Botëror.
Sot në orën 16:00 do të jetë sfida mes Suedisë dhe Zvicrës, dy ekipe të konsoliduara, që u kanë hapur punë kundërshtarëve si Brazili e Gjermania në fazën e grupeve.
Helvetët shikohen pak më në avantazh, por gjithsesi kjo është nga të paktat ndeshje të balancuara të fazës së 1/8-ave.
Formacionet e mundshme:
Suedia: Robin Olsen; Mikael Lustig, Victor Lindelöf, Andreas Granqvist, Ludwig Augustinsson; Viktor Claesson, Gustav Svensson, Albin Ekdal, Emil Forsberg; Marcus Berg, Ola Toivonen
Zvicër: Yann Sommer; Michael Lang, Johan Djourou, Manuel Akanji, Ricardo Rodriguez; Valon Behrami, Granit Xhaka; Xherdan Shaqiri, Blerim Dzemaili, Steven Zuber; Josip Drmic
Fituesi i këtij çifti do të përballet në çerekfinale me fituesen e çiftit Angli-Kolumbi, që do të luhet gjithashtu sonte në mbrëmje.
“Tre luanët” vijnë sonte në një test mjaft të rëndësishëm, pasi në këtë Botëror kanë shanse reale për të shkuar sa më larg dhe pse jo, për të synuar triumfin.
Skuadra e Southgate tregoi një formë mjaft të mirë në 3 takimet e fazës në grupe, por sonte do të gjejë përballë Kolumbinë, një kundërshtar aspak komod, që ka në përbërje lojtarë me mjaft eksperiencë në arenën europiane dhe botërore.
Formacionet e mundshme:
Colombia: Ospina; Arias, Mina, D Sanchez, Mojica; C Sanchez, Uribe, Lerma; Quintero, Falcao, Cuadrado
England: Pickford; Maguire, Stones, Walker; Trippier, Lingard, Henderson, Alli, Young; Sterling, Kane