Për më shumë se një dekadë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar botën e futbollit duke thyer çdo rekord të mundshëm. Champions League, La Liga dhe Topi i Artë janë kthyer në një rutinë për dyshen.
Por është një torfe, që konsiderohet nga të gjithë si më i rëndësishmi nga të tërë, që i ka shpëtuar yllit argjentinas dhe atij portugez. Në koleksionin e tyre, në fakt, mungon Kupa e Botës.
Botërori i Rusi 2018 mund të jetë shansi i tyre i fundit për t’ju bashkuar legjendave, si Pele, Maradona dhe Zidane. Të dy kanë debutuar në 2006-ën në Botëror dhe kanë qenë pjesëmarrës të rregullt në kombëtaret respektive.
Megjithatë, pamundësia për të fituar trofeun më të dëshiruar i ka përndjekur ata. Për të qenë në kategorinë e më të mëdhenjve, me sa duket, duhet të fitosh gjithçka, duke përfshirë edhe Kupën e Botës.
Teksa tifozët po përgatiten për Kupën e Botës të 2018-ës, të gjitha sytë do të jenë te Messi dhe Ronaldo. Bota do të shikojë nëse njëri nga ata do të triumfojë në tentativën e katërt, para se karriera e tyre me kombëtaren të vijë në fund.
Me një brez të ri lojtarësh, si Antoine Griezmann, Neymar dhe James Rodriguez, ky mund të jetë shansi i fundit për Messi-n dhe Ronaldo-n që të bëjnë atë që kanë bërë yjet që kanë ardhur para tyre. /telesport/