Qeveria ruse thotë se karkalecat mund të shkatërrojnë vendin dhe fushat e Kupës së Botës.Karkalecat zanokisht ushqehen me të korrat në Rusinë jugore dhe Pyotr Chekmaryov, i cili kujdeset për mbrojtjen e bimëve në ministrinë e agrikulturës, thotë se ata mund të sulmojnë edhe stadiumet.
Në komentet e raportuara nga agjencia e lajmeve vendase, Chekmaryov thotë se “jemi mësuar të përballojmë pak a shumë karkalecat, por këtë vit kam frikë se mund të gjendemi mes një skandali të madh ndërkombëtar.”
Ai ka shtuar se “karkalecat parapëlqejnë vendet ku ka shumë hapësirë jeshile,” dhe thotë se “të mos turpërojmë veten përpara shoqërisë globale, sidomos kur të kemi vizitorë nga e gjithë bota.
”Chekmaryov ka theksuar se regjioni Volgograd, që ndodhet rreth 1000 km në jug të Moskës, është një vend delikat.Këtë verë finalet e Kupës së Botës do të zhvillohen mes 14 qershorit dhe 15 korrikut, me ndeshjet që do të luhen në 12 stadiume rreth e qark 11 qyteteve./telesport/