Vllaznia arriti të merrte një fitore minimale 1-0 ndaj Teutës. Sfida miqësore e luajtur në “Loro Boriçi” u vulos nga brazilian Da Silva që në fund të pjesës së parë gjetin rrugën e rrjetës. Në fund të ndeshjes për “RTSH Sport”, Rustem Hoxha foli për sfidën ndaj Vllaznisë si dhe për përballjen ndaj Grandas në Europa League.
“Në këto ndeshje nuk ka rëndësi rezultati, por loja. Mendoj se bëmë një lojë të mirë, jo aty ku e donim, por besoj të mirë. Granda është një kundështar I vështirë pasi vjen nga La Liga dhe të gjithë e dimë se çfarë kampionati është spanjolli.
Ne do të futemi në fushë pasi nuk kemi çfarë të humbim. Atmosfera është shumë e mirë pasi kemi kaluar një tur dhe me afrimet e reja do ta ndihmojnë shumë pasi janë edhe djem të mirë.
Çdo humje është disfatë, por Granda është skuadër e fortë dhe ne shpresojmë që ta kalojmë këtë tur. Teuta ka grupin e fortë dhe kjo është forca jonë ashtu si sezonin e kaluar. Jam I lumtur që jam te Teuta pasi është shtëpia ime dhe skuadra e zemrës sime. Shpresoj që edhe këtë vit të vazhdojmë të kemi një mbrojtje të mire”./newsport/