Ndodh edhe kështu. Ish-trajneri i njohur i Vllaznisë dhe i ekipit tonë kombëtar të çiklizmit- Ruzhdi Muriqi, përpak sa nuk e ka pësuar me jetën e tij mësimin e lajmit të hidhur për vdekjen e ish-sportistit të tij Agim Tafili. Njerëz të afërm të Muriqit kanë bërë të ditur se me të marrë vesh lajmin përmes ekranit të televizionit për ndarjen nga jeta të kësaj figure shumë të njohur të këtij sporti, Muriqi është bërë keq dhe familjarët e tij e kanë dërguar urgjentisht në spital për të marrë ndihmën e shpejtë. Situata e tij për disa orë nuk ka qenë e mirë por me marrjen e disa qetësuesave dhe medikamenteve të tjera, gjendja e tij është normalizuar dhe tashmë ai është më mirë teksa është rikthyer në shtëpi.

Ruzhdi Muriqi në fakt ka disa kohë që nuk po kalon një gjendje të mirë shëndetësore dhe pikërisht marrja e një lajmi kaq të hidhur, ia ka rënduar edhe më shumë atë. Por nga ana tjetër, ky lajm tregon edhe njëherë tjetër sa të lidhur janë njerëzit e sportit me njëri-tjetrin. Agim Tafili ka kaluar shumë vite bashkë me këtë trajner dhe kuptohet që me vdekjen e tij, i ka pikëlluar të gjithë. Për fat, Ruzhdi Muriqi nuk e ka pësuar nga kjo ndodhia e fundit.

www.shkodrasport.com