Klubi i Sheffield United ka përjetuar një situatë mjaft të sikletshme pasi nxori në shitje kalendarin zyrtar për vitin 2018. Në faqen fundit të kalendarit, ishte shtypur gabim emri i klubit dhe kjo ka sjellë mjaft humor por edhe ngacmime nga rivalët e qytetit, Sheffield Wednesday.
Klubi hodhi në treg kalendarin me emrin “Shefield” dhe jo Sheffield siç duhet që të ishte shtypur.