Sulmuesi brazilian Vinicius Jr., në një deklaratë për mediat ka reaguar për posterin e përgatitur nga tifozët e Manchester City para ndeshjes së Champions League ndaj Real Madrid.

“Ndalo së qari”, shkruhej në atë flamur gjigand që u shpalos në tribuna, atribuar humbjes së Topit të Artë nga ana e brazilianit dhe fitimit të tij nga mesfushori i “citizens” Rodri.

E pashë atë flamur. Sa herë që tifozët kundërshtarë bëjnë gjëra të tilla, ata më japin më shumë forcë për të pasur një lojë të shkëlqyer dhe ja ku e kam bërë”, tha Vinicius, që u shpall MVP i ndeshjes.

Në këtë sfidë ai realizoi dy assist për Real Madrid, që fitoi 3-2 me përmbysje. “Ata e dinë historinë tonë, gjithçka që bëjmë në këtë kompeticion. Është hera e pestë që vijmë, është gjithmonë shumë ftohtë dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë“, tha Vinicius.

Nuk shkoi keq, arrita të bëja një lojë të shkëlqyer, u mbrojtëm shumë mirë dhe nuk ka rëndësi kush shënon apo kush është MVP, ne jemi këtu për të bërë gjëra të mëdha për këtë fanellë dhe për ta vendosur Madridin në krye”, tha braziliani./telesport/