Opionin nga Aleksander Kaçi
Kështu do mendoja se i respektojmë ne shkodranët bashkëqytetarët tanë. Edhe pse ato mund të jenë kampionë apo sportistë të nivelit e me shumë të ardhme. Edhe pse ato kanë bërë histori në sportin shkodran, shqiptar e bile dhe në atë ndërkombëtar. Rastet janë të shumta por unë dua të ndalem tek rasti ma i freskët, tek ekipi i boksit Vllaznia dhe tek trajneri i saj tashma legjendë në fushen e trajnimit e rezultateve ne kete Sport, z. Zef Gjoni.
Te fitosh 18 tituj kampioni ne 20 Kampionatet e fundit eshte nje rast unik, ndoshta i vetem ne fushen e sportit edhe ne rang nderkombëtar. Duhen falenderuar mediat qe e kane lancu dhe informu publikun per keto rezultate te jashtezakonshme. Dhe me shume te drejte. E meritojne keta Sportiste, te gjith djem te Shkodres, nje respekt te tille. Po nga ana tjeter jam shume i zhgenjyer nga perkrahja administrative per kete ekip e drejtuesit e saj. Nese ke rezultate natyrisht qe e meriton dhe shperblimin e punes dhe suksesit. Bile shperblimi duhet te jete domethenes, qe te nxise dhe te tjeret per ta merituar ate qe merr. Po a ndodh keshtu? Përgjigja është e thjeshtë: Jo. Si ka mundesi qe trajneri i ekipit te futbollit të Vllaznisë, qe do jape kontribut per here te pare ne Shkoder, kontraktuar per 1 vit, te paguhet me rreth 40 milionë lekë te vjetra nga paratë e qytetareve shkodranë, ndersa profesor Zef Gjoni, qe i bien kembet tash 20 vjet per keto rezultate te paguhet 3 milionë leke te vjetra ne vit. Nuk mendoj se ka paradoks me te madh. Keshtu ka ndodhur dhe per sportiste te tjere, qofte dhe brenda llojit. Kemi patur vjet Hajdarin me rezultate te shkelqyera ne fushe por me shperblim diskriminues!!! Si ka mundesi te ndodhin te tilla te kunderta?? Shkodren e kane ba te madhe e te rendesieshme Kampionet. Si ne futboll, ashtu ne boks, ne atletike e me radhe. Por respekti dhe shperblimi u takon atyre qe i marrin keta tituj e rezultate. Rasti i profesor Zef Gjonit dhe djemve te tij duhet te na beje te jemi shumë Krenar. Te gjitheve, Bashkine e qytetaret e Shkodres. Ndaj meritojne te shperblehen maksimalisht per arritjet e tyre.