I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel është dhe “legjenda” e futbollit shkodran, Sabah Bizi. Gjatë emisionit Bizi tregoi se si u rikthye te Vllaznia.

“Mehmet Shehu ishte në Vaun e Dejës, për të inaguruar një hidrocentral, kur i tha një nga banorët: ‘Shoku Shehu, do ta mbarojmë më herët hidrocentralin nëse na bëni një ndër’.

Shehu iu kthye: ‘Ça nderi?’. -‘Të na ktheni në Shkodër Sabah Bizin!’. Shehu pyeti njërin aty ‘Ça është ky, puntor?’. Aty i treguan për mua dhe Shehu tha: ‘Për 24 orë Bizi do të jetë në Shkodër’.

Kështu u ktheva në Shkoder, nga Partizani që isha. Beqir Balluku dhe Petrit Dume ishin kundër, por unë u zhvendosa në Shkodër.”