Presidenti i nderit i Kukësit, Safet Gjci, ka deklaruar se gjyqtari Juxhin Xhaja kishte shkuar me tendencë në ndeshjen ndaj Teutës për të dënuar klubin e tij. Ai ka akuzuar se po bëhet maksimumi për të ndalur Kukësin që përbën rrezik ndaj skuadrave të tjera që luftojnë për titull gjatë ndërhyrjes së tij në “Rubrika Sportive”.

“Natyrisht që nuk dua të justifikohet humbja pa arsye e rast, por siç e dini ka katër ndeshje që Kukësi ndëshkohet rëndë nga arbitrat. Patjetër këshilloj klubin të merren masa ndaj stafit e lojtarëve, por që të mos japësh tre penallti, karton të kuq, ky është ndëshkim i rreptë me tendencë, me inat ndaj Kukësit.

Kjo më çudit e nuk po e marr vesh pse ndodh ky fenomen, se gabon një rast, por kur janë shumë është tendencë. Ose rasti i heqjes së golit të rregullt me Tiranën. Lërini ekipet të luajnë futboll, kush ta meritojë të dalë kampion, të mos futin duart arbitrat në ndëshkimin e klubeve që kanë bërë investime, është turp dhe e pamoralshme që një arbitër të ndëshkojë një ekip që ka bërë histori, është e pafalshme.

Lërini ekipet të luajnë futboll dhe kush ta meritojë të dali kampion. Nuk do të bëjmë luftë o do dalim o s’ka, nuk është kjo çështja. Të them të drejtën kur kam parë këtë ndeshje u habita se si ka mundësi. Ishte Kola me Tiranën dhe bëri çfarë bëri, nuk kishte stemë FIFA e ndoshta pa përvojë. Por ky, çfarë të themi për këtë që e panë të gjithë? Penalltia e Eze ishte e qartë, nuk ka koment, nuk mund të komentohet.

Edhe të rrëzohej 5 herë Eze nuk e jepte. Po të jepej penallti që në minutën e 5, ndeshja do të merrte tjetër drejtim. E dyta pastaj e Eze që ishte 150%. Por edhe me 50 kontakte nuk do e jepte, ai arbitër kamikaz kishte ardhur. E çuditshme ishte që gëzonte Durrësi me atë fitore, ta marrin por nuk ishte fair-play dhe nuk mund të ndëshkohet një ekip në këtë mënyrë katër ndeshje rresht, e paimagjinueshme.

Liga nuk duhet të jetë fiktive por vendimtare, arbitrat duhet të shkëputen nga Federata e jo të jenë pjesë e saj, duhet të jetë nën komandë të Ligës. Lërini klubet të luajnë futboll dhe të fitojë kush t’i takojë, jo gaboi sot arbitri, gaboi nesër. Shkojmë në Federatë e të kërkojmë, në rastin e Kolës që na hoqi të drejtën e fitores, ndikoi në rezultat. Klubi është ankuar me shkrim e do ankohet përsëri,

Por ankohu, ankohu, vjen e nuk merren masa. Kur është dhënë për ne, një arbitër kur kemi luajtur ne ndaj teitës e ka gabuar për ne, është ndëshkuar 8 javë. Po kur gabojnë arbitrat kundër nesh, sa do ndëshkohen? Asnjë javë, kjo do të thotë që nuk është e drejtë, investojmë pafund për këtë gjë. Nuk mundet askush të dëmtojë investimin e Kukësit që ka nderuar futbollin shqiptar dhe federatën, ka luajtur ndershëm, nuk ka asnjë njollë Kukësi dhe nuk ka se si.

Nuk e kuptoj se për çfraë e bëjnë, nuk e marr vesh, do kërkoj takim me presidentin e FSHF dhe të Ligës, ose do të marrim vendim ekstrem për ta lënë. Nëse nuk do të zgjidhet pastaj, Liga nëse është profesioniste duhet të bëjë punën. Ky investim gati 1 milion euro del me të njëjtat rezultate në fund me ata që investojnë 200 mijë euro e marrin pjesë në Europë. Nuk është e drejtë, le të lëmë ekipin të luajë.

Nuk justifikoj lojtarët, e këshilloj klubin të ndëshkojë lojtarët se nuk kanë ardhur për cirk. Ata që kanë ardhur për shëtitje. Nuk është justifkim ky që nuk kemi rezultate, edhe ekipi ka problemet e veta. Por kur ekipi luan dhe ti nuk e lejon, atëherë edhe ekipi kalon në pesimizëm, e patë si u deformua Kukësi, nuk ishte më në fushë pas minutës së 70, u demoralizua totalisht nga arbitri.

Xhaja kur do e mban ndeshjen mirë, sot është përdorur dhe përdorur keq fare, se të shohësh rastet, penalltitë e kartonin, është përdorur keq. Është përdorur keq e shumë, është nga ata që edhe kur do të të ndihmojë nuk di. Edhe sot u pa qartë kjo gjë, e bëri baltë. Mirë penalltinë e parë nuk e dhe se po debatojmë që është minuta e pestë, po e dyta pse nuk e dhe, cila është arsyeja.

Del ashiqarit që është përdorur shumë keq. Kjo është e pafalshme, lëri ekipet të luajnë futbollin, nuk i paguan paratë arbitri. Nuk mund të vendoset titulli në tavolinë nga askush, nuk janë provnat e babës së tyre që bëjnë arbitër të vendosë fatin e ndeshjes. Nuk e fal më, nuk duroj dot, i them klubit të marrë masa drastike, nuk mund të ecet kështu, është e pafalshme edhe e patolerueshme.

Këta nuk janë të Barcelonës, janë lojtarë të Kukësit, jam dakord që nuk kanë grintën e kjo varet nga shumë faktorë, ndoshta edhe largësia ime. Por nuk mund të justifikohet kjo gjë se këta arbitra janë bërë kaq me përvojë të keqe sa kur duan ta ndëshkojnë e paralizojnë një ekip që nuk duan ta ndihmojnë, fillojnë me kartona e penallti dhe pastaj pesimizmi vazhdon.

Më morën në pushim stafi dhe na thanë na masakruan, ça t’i bëja? Të shkoja te arbitri t’i thoja mbaje mirë ndeshjen? Vërtet që fituam 3-4 ndeshje rresht, normalisht po ecnim se ishim ekipi i ri në fillim. Sapo e panë që ekipi po na paraqet një rrezik, filluan ndëshkimet një pas një, është e pafalshme.