Safet Gjici është presidenti I nderit I Kukësit. Njëkohësisht ai është edhe kryetar Bashkie në Kukës e për këtë arsye është më pak I përfshirë këtë sezon se në vitet e kaluara. Në një lidhje me “Fan Zone”, Gjici foli për reduktimin e pagave, kampionatin dhe stadiumin e ri.

Situata në Kukës? “Situatën në Kukës po e menaxhojmë duke gjurmuar të gjithë personat që kanë qenë në takim me personat e infektuar”.

Reduktimi I pagave? “Do të ketë normalisht edhe nëse Shkurtaj nuk është dakord. Pagat po reduktohen në të gjithë botën jo më në Shqipëri. Do të ketë patjetër reduktim pasi kur ti nuk punon si të marrësh pagën e plotë.

Lojtarët nuk kanë pasur pushim edhe në sezonet e tjera I kanë marrë pagat për 12 muaj. Ne e dimë që tani është bllokuar gjithçka dhe ideja është që lojtarët nuk mund të kërkojnë pagën e plotë kur nuk janë në punë.

Unë mendoj se Bashkia është një pjesë e aksioneve dhe të gjithë klubet besoj se do të ketë shkurtime kur nuk janë në aktivitet. Ky nuk është faj I lojtaërve apo I klubeve dhe të gjithë duhet të shtrëngohen pak që ta kalojmë këtë situatë”.

Pagesa për trajnerin e Kombëtaren? “Është tjetër çështje trajneri i Kombëtares dhe tjetër i klubeve. Nuk është e drejt të paguhet një trajner për një kohë kaq të gjatë pushim. Duhet ta kalojmë të gjithë bashkë këtë “luftë”.

Stadiumi? “Në stadium punohet, por jo me ritme të larta. Unë besoj se brenda verës do ta mbyllim stadiumin”.

Mos veprimi i Qeverisë? “Qeveria pavarsisht se nuk e ka futur në paketën e dytë, por besoj se do ta shikoj pasi me sport po mbajmë me qindra familje dhe këta janë shqiptar. Besoj se ashtu si bëri që ka shumë pak vite si shtet dhe mendoj se Qeveria shqiptare do ta shikoj problemin e sportit në vend”.

Pagesa e lojtarëve nga FSHF-ja? “Me atë që di unë do të kalojnë direkt në llogarinë e lojtarëve dhe stafit. Nuk ka lidhje fare klubi pasi këto paga kalojnë direkt te llogaria e futbollistëve dhe stafit teknik”.

Kampionati? “Nuk ka asnjë komplik dhe kampionatit duhet ta vendos fusha dhe është vendosur që kampionati të vazhdojë. 9 pikë nuk janë shumë, por nuk janë as aspak dhe ne jemi akoma me titullin kampion.

Tani I bie barra trajnerit dhe lojtarëve për të arritur titullin dhe këtë do ta vërtetojë koha. Janë disa zëra që të mbyllet kampionati kështu, por mendoj se kjo nuk do të ishte e drejt. Nëse rikthehet futbolli skuadra është në formë pasi lojtarët janë rikuperuar nga dëmtimet”.

Përse nuk jetojnë në Kukës lojtarët? “Futbollistët mund ta kenë kudo shtëpinë e tyre. Kemi dy vite që luajnë jashtë, por edhe ekipi ka pasur kushte më të mira për të jetuar dhe stërvitur”.

Nëse do të ishte në vend të parë skuadra do të reduktoheshin pagat? “Kukësi I ngjanë Kukësit e para. Kukësi ka bërë histori në futbollin shqiptar, pas Skënderbeut jemi ne. Ne vazhdojmë dhe Korça ka ngelur në vend për punët e veta. Duhet të kapim grupet e Europa League dhe Champions dhe ky është objektivi jonë madhor. Si të ishim në vend të parë apo jo prap do të kishte reduktim page”.

Vonesa pagesash? “Nuk ka fare pagase te Kukësi dhe lojtarët kanë një marrëveshje me klubin I kanë dy rroga brenda për shkak të objektivit. Skuadra ka qenë shumë korrekt edhe këtë sezon që unë nuk kam qenë shumë afër skuadrës”.

Largimi i trajnerave? “Nuk jam penduar për asnjë trajner që kam larguar. Trajnerët që kemi rimarrë në skuadër I kemi marrë pasi nuk kemi pasur një opsion tjetër dhe kur nuk ke pulën do të hash sorrën. Ky është një problem për të gjitha skuadrat. Rasti I Tiranës, askush nuk e mendonte që një trajner portierash do të bënte këtë ecuri pozitive.

Shqipëria nuk ka trajner të mirë, por vetëm ish-lojtarë. Njëherë e marrë unë në skuadër e largoj e merr tjetri dhe të gjithë marrin njësoj. Unë kam menduar që të marrë trajner të ri dhe jo pa qëllim. Këta që kanë ekpserienca po dalin avash avash pasi edhe mosha bën punën e vetë”./newsport/