Kukësi barazoi 1-1 kundër Valetës, rezultat që kualifikoi nënkampionët e Shqipërisë. Megjithatë loja e zhvilluar nga verilindorët nuk ishte në nivelin e pritur.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi te presidenti Safet Gjici i cili ka bërë një mbledhje me tone të ngritura gjatë ditës së djeshme.

Ai ka shprehur hapur mërzinë e tij dhe ka lënë gjithçka në dorë të trajnerit Armando Cungu.

Sipas kreut verilindor, askush nuk është i pazëvendësueshëm dhe nga dita e djeshme e në vazhdim, të gjithë lojtarët do të jenë në provë.

Largimi i trajnerit Peter Pacult dhe ardhja në krye të pankinës e Armando Cungut, ka sjellë qetësi në skuadër.

Megjithatë ajo ç’ka tregohet në fushën e blertë është kthyer në shqetësim për presidencën e Kukësit./newsport/