Presidenti i Kukësit, Safet Gjici në një intervistë të dhënë për vetë faqen e klubit të Kukësit është shprehur shumë optimist për shortin
eleminator në Champions League.
Por në të njëjtën kohë ka thënë se duhet një përkushtim maksimal nga të gjithë për të kaluar në raundin tjeter.
Më tej Gjici ka shtuar se Kukësi këto ndeshje do t’i luaj në “Loro Boriçi” dhe në këtë rast fton edhe shkodranët të jenë në stadium për të
përkrahur skuadrën.
“Padiskutim që shortin na kënaq, por unë do bëja me dije gjithë stafit teknik nga përvoja që kemi pas se cdo ekip kundërshtar duhet
vlerësuar maksimalisht.
Duket short i lehtë por nuk është shumë i lehtë, për arsye se buxheti i tyre është më i lartë se i joni.
Na kënaq fakti që e kemi ndeshjen e parë në Shkodër.
Duhet mobilizuar që ndeshjen e parë ta fitojme bindshëm në Shkodër, që kur të shkojmë në Maltë të marrim një rezultat të kënaqshem, dhe pastaj themi që kemi kaluar turin e parë.
Ne kemi bërë investime shume në klub. Unë kam ndjekur vetë dhe ekipin këtu.
Kam biseduar shumë me trajnierin dhe me drejtorin sportiv,Nexhipin.
Kemi akoma për të bërë,presim dhe dy-tre lojtarë të tjerë. Natyrisht lojtarët janë të shumtë që kemi marr sivjet, për shkak se ne kemi një objektiv që të arrijmë në fazen e grupeve.
Por duhet të marrim turet me rradhë, nuk duhet të flasim para kohe sepse vërtet Valleta e Maltes është një ekip që mund të kalohet por duhet
një inpenjim shumë i madh i lojtarëve, stafit teknik dhe i gjithë klubit në teresinë e vet për të vlerësuar maksimalisht ekipin e Maltes.
Historia e futbollit po tregon sidomos e kampionatit botëror, Gjermania humbi, kshuqë duhet të vënë vathin në vesh edhe lojtarët edhe
stafi teknik që duhet të vlerësojmë maksimalisht.
Nuk ka më sot ekipe të lehta apo të forta duhet të merremi me ekipin tonë, të vlerësojmë ekipin kundërshtar maksimalisht që atëherë kur të kalojmë turin e parë pastaj të përgatitemi për turin e dytë.
Që në krye të herës jo pa qëllim kemi zgjedhur stadiumin e Shkodrës sepse mendojme që Shkodra do na japi shans dhe fat, por besoj fort dhe te tifozët e Shkodrës.
Keqardhje shumë që Vllaznia nuk është më në Superlige. Por besoj që shkodranët me kuksianët kanë shkuar mirë si dhe kuksianët me
shkodranët dhe besoj që do na mbështesin shumë.
Ne e kemi më afër Shkodrën sesa te shkonim të bënim ndeshjen në Elbasan Arena.
Keshtu që zgjodhëm jo pa qëllim stadiumin e Shkodrës. Ftoj të gjithë tifozat duke ditur që Shkodra është djepi i futbollit.
Ftoj që të vinë tifozat që të na mbështesin. Natyrisht do ja dinim për nder që të na mbështesnin të kalonim dhe turet.
Në një farë mënyre për kalimin e tureve, meritë do ketë edhe Shkodra.
Dhe, unë besoj fort që Shkodra do jetë e gjitha prezente në stadium për të na mbështetur, që të kalojmë turet.
Duke ditur që Vllaznia është ekip i veriut por edhe Kukësi është ekip i veriut, besoj që nuk kanë pse të rrinë në shtëpi dhe ta shikojne
ndeshtjen por të vinë të na ndihmojnë, dhe patjetër që ne do kemi sukses dhe do i kënaqim me një lojë të bukur.
Nuk ka ekipe të preferuara dhe më pak të preferuara.
Ne Champions League përderisa ekipet kanë dalë kampion të secilit vend nga vinë ekipet do të thote që janë ekipe që duhet vlerësuar