Safet Osja ka folur pas ndeshjes me Tiranën dhe në emisionin “Gol pas goli” në “Supersport” ka pohuar:

“Na kanë dëmtuar mungesat sepse kemi pasur 4 mungesa. Sot kemi bërë ndeshje të mira. Futbolli i ka shtyllat, bëmë ne, por bëri edhe Tirana. Patëm disa raste ku kryem presing. Besoj se e meritonim fitoren, por edhe barazimi është rezultat i drejtë.

Kemi pasur katër ditë kohë para Tiranë dhe më shumë kemi punuar psikologjikisht. Vllaznia, me përjashtim, të ndeshjes me Bylisit ka treguar nivel, – tha Safet Osja që drejtoi skuadrën në mungesë të trajnerit të parë Jonuz të dënuar nga Disiplina.

Oshilacionet

“Me përjashtim të dy ndeshjeve të fundit, në Laç dhe me Bylisin në Shkodër, ku kemi pasur katër mungesa, në ndeshjet e tjera kemi treguar paraqitje të mira. Për një ekip si Vllaznia kur të mungojnë katër lojtarë titullarë nuk është pak”.