Një tjetër shkodran arrin të hedhë firmë jashtë vendit. Kështu 21-vjeçari nga Shkodra, Saimir Hyseni, është bërë pjesë e futbollit gjerman duke firmosur me skuadrën e klubit VFR Burstadt 1910, për një periudhë njëvjeçare. Kështu, pas Telit, Salihit, Sukajt, Balës, Vajushit, Hasanit e Hysajt një tjetër shkodran do të shkojë jashtë vendit. Hyseni, ka qenë një nga mesfushorët më të spikatur të Akademisë së Futbollit Vllaznia, e cila drejtohet nga dyshja Nikaj-Dibra. Lajmin për një akord të tillë e ka konfirmuar edhe klubi gjerman që merr pjesë në Kategorinë e Katërt përmes faqes së tij të internetit.

Në fakt, gjatë verës ky futbollist ka patur një mundësi për të firmosur në Francë. Gjithçka ka qenë e përfunduar në atë transferim teksa me të ishte duke u marrë ish- futbollisti i kombëtares sonë Adrian Sukaj. Megjithatë në fund doli një pengesë që nuk e bëri të mundur firmosjen e kontratës. Por nëse Hyseni nuk firmosi në Francë, e ka bërë një gjë të tillë në Gjermani. Atje ka kaluar me sukses të gjithë testet duke bindur drejtuesit e klubit VFR Burstadt 1910 dhe pastaj ka ardhur edhe firma zyrtare me të.

© shkodrasport.com

 

 

 

Ne foto futbollisti Saimir Hyseni duke pozuar me fanellen e ekipit te ri pas firmosjes se kontrates