Ka qene nje nga futbollistet me te spikatur te kampionatit shqiptar per disa vite me rradhe dhe ka arritur te fitoje edhe shume trofe, me Vllaznine, por kryesisht me Tiranen. Saimir Patushi eshte gjithmone prezent ne media per te folur rreth futbollit tone dhe se fundi eshte ndalur edhe tek ecuria e bardhebluve.
Ai ka folur mbreme ne emisionin “Rubrika Sportive” per barazimin e Tiranes ne Korçe ndaj Skenderbeut me 10 futbolliste dhe ka leshuar kritika te forta per futbollistet e kesaj skuadre, qe sipas tij nuk e kane mendjen tek rezultatet ne fushen e lojes.
“Ndoshta eshte edhe lajm i mire qe Tirana mori te pakten nje barazim ndaj Skenderbeut, por eshte nje zhgenjim per familjen bardheblu. Merita kryesore shkon per Skenderbeun sepse te luash per 80 minuta me nje futbollist me pak, nuk ishte e lehte.
Nderkohe mendoj qe Tirana dita- dites po humbet shume prej vlerave te saj. Ky kontigjent lojtaresh qe eshte aktualisht pjese e kesaj skuadre mezi presin te mbaroje sezoni dhe jo te mbyllin nje 90 minutesh