Vllaznia eshte ne rrugen e duhur, por ka ende per te rregulluar sidomos ne lojen mbrojtese dhe sa me shpejt ta beje kete gje, aq me mire do te jete per te. Keshtu mendon ish- futbollisti i njohur Saimir Patushi. Ai ka qene i ftuar ne emisionin “Star Sport” teksa ka diskutuar edhe per çeshtjen e futbollisteve te rinj, aktivizimin e Dodajt etj.
“Vllaznia eshte me merite aty ku eshte, ne krye te renditjes. Ka qene nje 90 minutesh ndaj nje kundershtari jo real si Skenderbeu me te cilin mund te matet Vllaznia, por gjithsesi ishte nje trepikesh i vyer dhe per te bere detyren edhe ndaj kesaj skuadre. Sepse duhet te jesh me kembe ne toke dhe t’i marresh te gjitha ndeshjet nje e nga nje.
Me vjen mire qe Vllaznia po i beson edhe te rinjve. E kam ndjekur qe vjet Dodajn dhe me vjen mire qe tani eshte aty dhe madje do te doja qe ne skuader te kishte me shume lojtare “bio” te Shkodres sepse nuk besoj se shumica e lojtareve te huaj qe kane ardhur, kane bere me mire sesa shkodranet.
E pergezoj Dodajn sepse po mundohet te jape maksimumin ne çdo moment, edhe atehere ne fillim te kampionatit kur i jepeshin pak minuta dhe po ashtu edhe tani qe po luan si titullar. Me ndihmen edhe te lojtareve me pervoje te Vllaznise, jam i bindur se ai do te rritet edhe shume me teper dhe do te futet ne mes atyre lojtareve me te talentuar te futbollit shqiptar.
Vllaznia nuk eshte prapa asnje ekipi tjeter pretendent dhe nese rikuperon disa gjera ne lojen mbrojtese, padiskutim qe do te jete ne mes atyre qe do te pretendojne titullitn. Por e perseris qe eshte shume heret, ka edhe shume rruge perpara dhe gjithçka mund te ndodhe”- eshte shprehur Saimir Patushi./www.shkodrasport.com/